PARIS - Julie Gayet, aktorja 41-vjeçare, që është përfshirë në skandalin me presidentin francez François Hollande, mendohet të jetë në muajin e 4 të shtatëzanisë. Kjo gjë bëhet e ditur në rrjetin social Twitter.
Burimi, është një gazetare e televizionit francez M6 dhe lajmi është përhapur edhe nga e përditshmja britanike Daily Mail. Ndërkohë që Gayet, ka denoncuar revistën Closer për fotot e publikuara, të marra nga takimet me presidentin francez. Por për këtë lajm, ende nuk jepen detaje të tjera, që qartësojnë situatën.
Ndërkohë, nga ana e saj Valerie Trierweiler, është shprehur se Hollande e ka fyer përpara një France të tërë. Mendohet se Trierweiler këtë gjë e ka shprehur përpara se të shtrohej në spital. Ajo pësoi një “shock emotiv” dhe tension të ulët.
Për gazetën satirike franceze “Le Canard Enchainé”, Trierweiler ka pësuar një “krizë nervash” të vërtetë, pasi kishte folur me Hollandë dhe ky i fundit i kishte konfirmuar se historia me aktoren Julie Gayet, ishte e vërtetë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com