PARIS- 2 të vdekur dhe 7 të plagosur është ky bilanci i një aksidenti në Alpet Franceze ku një tren ka dalë nga shinat.
 
Besohet se në tren gjendeshin 34 pasegjerë në momentin e aksidentit.

Treni udhëtonte nga Nice për në Dinge-les-Bains. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para, treni goditi një shkëmb i cili u shkëput nga mali në momentin që treni po kalonte. Pikërisht kjo përplasje shkaktoi dhe daljen nga shinat.

Tre skuadra mjekësore dhe një helikopter u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që kanë filluar dhe operacionet e shpëtimit për njerëzit e bllokuar brenda trenit.

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)