PARIS – Presidenti francez, François Hollande, po lejon të qartësohet gjendja e tij vetjake para vizitës në SHBA në 11 shkurt. Por me kalimin e ditëve, këshilltarët e tij po e këshillojnë të gjejë një zgjidhej sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, zonja e parë Valerie Trierweiler ndodhet gjithmonë në rezidencën shtetërore të Lanterne dhe, sipas burimeve pranë saj, të cituara nga radio RTL, është përherë gati që ta falë dhe ta ndjekë nga pas presidentin në udhëtimin në Uashington.

Për momentin jo vetëm që s’është marrë asnjë vendim, por presidenti nuk di ende nëse do të shkojë vetëm apo i shoqëruar tek Michelle e Barack Obama. Këshilltarët e tij këmbëngulin që kreu i shtetit të marrë një vendim brenda kësaj fundjave.

Vendimi më i mundshëm mbetet rikthimi në një gjendje "beqarie" i Hollande, që do të thoshte dalje e Trierweiler nga Elize dhe rezidenca.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)