Zonja e parë e Francës Valerie Trierweiler pranon se ka bërë gabim me mesazhin e postuar në rrjetin social Twitter kundër ish gruas së Presidentit Francois Hollande. Trierëeiler shkaktoi shumë debate ndërsa u pozicionua me një mesazh publik në mbështetje të rivales së Segolene Royal në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Royal, kandidatja socialiste për Presidente në vitin 2007 ka katër fëmijë me njeriun që sot drejton Francën. Trierëeiler e cila tanimë është në një raport zyrtar me Hollande i tha një gazete franceze se i vjen keq për këtë veprim që ka bërë. "Ishte një gabim për të cilin më vjen keq. Gjithçka më pas u keqinterpretua. Ende se kisha kuptuar se nuk isha një qytetare e thjeshtë. Nuk do të ndodhë më", u shpreh zonja e parë. Ndërkaq, zëdhënësja e qeverisë Najat Vallaud-Belkacem mirëpriti këtë qëndrim duke deklaruar se është në nderin e Valerias që ka kërkuar ndjesë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare Trierëeiler postoi një mesazh në profilin e saj personal duke dhënë mbështetje për politikanin Olivier Falorni që garonte përballë Royal. Presidenti i sapozgjedhur në atë moment bëri të kundërtën duke mbështetur ish gruan e tij. Ai ju tha gazetarëve se pajtohej në gjithçka me zonjën e parë përveç mesazheve në Tëitter. BBC shkruan se në Paris vazhdimisht ka patur spekulime se mes dy femrave në Paris ka një rivalitet të ethshëm.
/Shqiptarja.com











