“Azilkërkuesit shqiptarë dhe kosovarë që regjistrohen në Austri dhe në vendet e Bashkimit Europian do të kthehen në vendet e origjinës”. Ky është paralajmërimi që jep zv.drejtori i Policisë së Austriake, Franz Lang gjatë Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s, zhvilluar në Tiranë, si përgjigje ndaj kërkesave të shumta për azil jo vetëm në vendin e tij por edhe në vendet të tjera të BE.
 
“Përpiqemi t’ua sqarojmë se nuk mund te fitojnë azilin në Austri, Gjermani, apo në shtete të tjera të BE. Ka benefite për disa persona, por jo në këtë kushte kur ka kërkesa masive. Ka trafikantë të qenieve njerëzore të cilët po i shfrytëzojnë, azilkërkuesve u themi që po mashtrohen. Kjo ka ndodhur për azilkërkuesit nga Kosova, të cilët qëndruan për shumë pak kohë në Austri dhe më pas u kthyen. Po kemi identifikuar disa grupe dhe disa i kemi arrestuar, ata marrin para shumta. Ka njerëz të varfër që kanë shitur diçka me idenë se do përfitojnë azilin. Njerëzit duhet ta kuptojnë të vërtetën për azilin.”- tha Nëndrejtori i policisë së Austrisë, Franz Lang.
 
Sipas Lang, azilkërkuesit po mashtrohen nga trafikantët e qenieve njerëzore. Ata që janë konstatuar duke kryer vepra të tilla, sipas zv.drejtorit të policisë austriake, janë arrestuar dhe bëhet fjalë për 100 të tillë.
 
“Njerëzit në Shqipëri dhe veçanërisht në Kosovë e në rajon jetojnë në vende të sigurta. ndaj nuk ka asnjë shans që ata të marrin azil në Austri apo në Gjermani. vitin e kaluar patëm një fluks shumë të madh emigrantësh të paligjshëm, shumica prej tyre azil kërkues që kalonin në shtetin tonë. Të vetmit që përfitojnë janë ata qëkryejnë trafikun njerëzor, dhe kërkojnë shumë të mëdha parash. Kemi identifikuar disa prej grupeve të trafikuesve dhe kemi arrestuar më shumë se 100 prej tyre që kanë fituar mjaft para.”- tha Lang.
 
Një reagim i tillë vjen pas fluksit në rritjen të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e bashkimit Europian.


Fjala e plotë e Nëndrejtorit të policisë së Austrisë, Franc Lang
Njerëzit në Shqipëri dhe veçanërisht në Kosovë e në rajon jetojnë në vende të sigurta. Ndaj nuk ka asnjë shans që ata të marrin azil në Austri apo në Gjermani. vitin e kaluar patëm një fluks shumë të madh emigrantësh të paligjshëm, shumica prej tyre azil kërkues që kalonin në shtetin tonë. këtë vit pritëm 50 mijë të tillë, ndonëse jemi munduar t'u shpjegojmë se nuk do të ketë azil për ta. Refugjatë si ata nga Siria, Iraku apo vende të tjera ku luftohet si Libia, do të qëndrojnë për një periudhë të shkurtër në Austri dhe më pas do të kthehen pas në vendet e tyre. Të vetmit që përfitojnë janë ata që kryejnë trafikun njerëzor, dhe kërkojnë shumë të mëdha parash. Por ata janë kriminelë dhe ne mund të themi vetëm që mos u besoni atyre, pasi premtimet që bëjnë nuk janë të vërteta. Emigrantë mjaft të varfër si ata nga Kosova, kanë shitur gjithçka kanë dhe synojnë të marrin azil në vendet e Evropës qendrore, por ata do të dërgohen mbrapsht në vendin e tyre pa asgjë, duke qenë më të varfër seç ishin më parë.
 
Pyetje: A keni identifikuar ndonjë prej këtyre gupeve 
Ne kemi identifikuar disa prej grupeve të trafikuesve dhe kemi arrestuar më shumë se 100 prej tyre. Ata kanë fituar mjaft para prej trafikimit dhe bëjnë një jetë luksoze, ndërsa nga ana tjetër kemi njerëz shumë shumë të varfër që kanë shitur gjithçka për të arritur një shpresë false me mbërritjen dhe tentativën për të patur një të ardhme në vendin tonë.

Pyetje: Çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe Kosova për të ndaluar emigrimin?
Gjëja më e rëndësishëm që mund të behet është thjesht t'u thuhet njerëzve e vërteta. Ministrja e vendit tonë në një vizitë në Prishtinë tha se Austria ishte vendi i tretë më i varfër pas luftës, por populli qëndroi aty dhe ndërtoi një strukturë të re politike, ekonomike dhe edukimi duke e shndërruar vendin në një nga më të pasurit në Europë. Ne u themi njerëzve që qëndroni këtu, keni një vend shumë të bukur, mundësi dhe aftësi inteligjente, ndoshta më shumë se mjaft të tjerë në vendin tim. ndërtoni vendin tuaj!


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)