Franca ashpërson ligjin për emigrantët! U vështirësohet marrja e familjarëve

Franca ashpërson ligjin për emigrantët! U vështirësohet marrja e familjarëve

Pas bllokimit prej disa muajsh parlamenti francez e ka miratuar disa ndryshime ligjore që ashpërsojnë politikën e Francës për emigracionin. Amendamentet e miratuara u mbështetën nga Rilindja, partia e qendrës e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar. Përfaqësuesit e partive të majta akuzuan Macronin se po bën pazare  me të djathtën ekstreme. Por pavarësisht debateve macron ka pasur shumicë dërrmuese në dhomën e ulët të parlamentit, dhe nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Le Penit.

Para votimit në parlament Macron i tha përfaqësuesve të partisë së tij se nuk dëshiron që Marshi Kombëtar të ketë fjalën e fundit mbi këtë fitore. AFF bën të ditur se Macron ka thënë se preferonte që dokumenti të rishihej sesa të miratohej  me votat mbështetëse të Le Penit

Me ndryshimet e miratuara emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë, dhe u zgjatet periudha për të fituar qasje në përfitimet e shtetit. Një draft paraprak i këtij dokumenti ka dështuar të miratohet për shkak të kundërshtimeve të opozitës. Grupet për të drejta të njeriut, kritikuan vendimin e marrë, duke e quajtur ligjin e miratuar si më regresivin në dekada.

Deputetët e së djathtës ekstreme dhe konservatorët e kanë përkrahur vendimin, ndërsa të majtët kanë shprehur zhgënjim. Partia e Macron ka humbur shumicën në parlament në zgjedhjet e korrikut të vitit 2022. Nga ajo kohë qeveria e tij ka pasur vështirësi disa herë që të çojë përpara projektligjet në parlament.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore! Shqipëria dhe Kosova në zi

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore! Shqipëria dhe Kosova në zi