Franca forcon masat e sigurisë për natën e Vitit të Ri, mobilizon 90 mijë policë dhe 5 mijë ushtarë

Franca forcon masat e sigurisë për natën e Vitit të Ri, mobilizon 90 mijë policë dhe 5 mijë ushtarë

Policia franceze

Nata e Vitit të Ri në Francë do të pritet nga masa të rrepta sigurie si asnjë herë më parë, pasi strukturat e rendit do të mobilizohen në masë për të garantuar një natë festive pa incidente.

Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, i cili përmes një deklarate për shtyp është shprehur se 90 mijë efektivë policie do të jenë në gatishmëri në mbarë Francën gjatë natës së Vitit të Ri, ku 6,000 prej tyre do të jenë në Paris.

Në fjalën e tij, Darmain theksoi shqetësimin për mundësinë e sulmeve terroriste gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Ndër të tjera, ai deklaroi se policia për herë të parë do të jetë në gjendje të përdorë dronët si pjesë e punës së sigurisë dhe se dhjetëra mijëra zjarrfikës dhe 5000 ushtarë do të jenë në terren gjithashtu.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma