Franca i kërkon OBSH-së të adresojë çështjen e abuzimeve seksuale
Një punëtor shëndetësor në Republikën Demokratike të Kongos
Qeveria e Francës i bëri thirrje të mërkurën kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të mbajë premtimin e tij për një "plan veprimi" për të luftuar aktet e abuzimit seksual nga punonjësit e OBSH-së.
Të martën një komision i pavarur doli me një raport sipas të cilit stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka qenë në mesin e 83 punëtorëve që kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza, sa kanë qenë duke luftuar shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos
Ky llogaritet të jetë skandali më i madh në historinë e misioneve të OKB-së.
Thirrja e Ministrisë së Jashtme Franceze për Drejtorin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që të ndërmarrë veprime brenda 10 ditëve vjen më pak se një javë pasi Franca, Gjermania dhe vende tjera njoftuan se e kishin emëruar atë për një mandat të dytë pesëvjeçar.
Afati për kandidaturat për pozitën e kreut të OBSH-së përfundoi më 23 shtator.
Komisioni, i cili ka intervistuar dhjetëra gra, të cilat kanë thënë se u është ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve seksuale, ka gjetur se 21 nga 83 kryesit e këtyre veprave kanë qenë të punësuar nga OBSH-ja./
Gratë lokale gjithashtu dyshohet se janë dehur me pije, "janë zënë në pritë" nëpër spitale, janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe dy kanë mbetur shtatzënë.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se kjo gjë është e “paarsyetueshme”.
Ai u kërkoi falje viktimave duke thënë se "ajo që ju ndodhi juve nuk duhet t'i ndodhë askujt dhe është e pafalshme”../REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05