Franca ka bërë një kërkesë të paparë për ndihmë ushtarake dhë tjetër nga partnerët e saj në Bashkimin Evropian, pas sulmeve terroriste në Paris.

Qeveria franceze është thirrur në një klauzolë, të pashfrytëzuar deri më tani, e cila kërkon nga 28 vendet anëtare të bllokut që të sigurojnë “ndihmë dhe asistencë” për një shtet partner, i cili është “viktimë e agresionit të armatosur në territorin e tij”.
Duke bërë apelin, ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se partnerët e BE-së mund të ndihmojnë “duke marrë pjesë në operacionet e Francës në Siri dhe Irak, ose duke ofruar mbështetje për Francën në operacione të tjera”.



Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)