
Për ambasadorin e Francës në Serbi, Pierre Cochard, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm, të cilën shteti i Francës nuk e mbështet.
Sipas tij prioritet në këtë rast duhet të jetë dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe se bisedimeve duhet të jepet një dinamik të re.
“Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.
Cochard më tej ka nënvizuar faktin se Kosova nuk e ka mbështetjen e Francës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi sipas tij lëvizjet e njëanshme mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në terren.
“Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, ka shtuar ai.
Lajmi kryesor:
Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Meta thirrje institucioneve shqiptare: Të ndihmojmë
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
52.6%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 323
Lajme të tjera
-
'Serbia donte të fillonte lufta të dielën', Albin Kurti: S’përjashtohet një sulm i ri, 'grupet e armatosura' po stërviten afër kufijve të Kosovës
29 Shtator, 20:14
-
Mero Baze: Nuk na duhen fitimtarë ndaj perëndimit!
29 Shtator, 19:02
-
SHBA: Serbia po çon ushtrinë në kufi me Kosovën, të tërhiqet urgjentisht! Blinken paralajmëron masa ndaj Beogradit për sulmin në Veri! NATO forca shtesë KFOR-it
29 Shtator, 18:25
-
VIDEO/ U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, kush është Milan Raidoiçiç, orkestroi sulmin terrorist në Banjskë
29 Shtator, 14:25
-
Ilir Yzeiri: Entuziazmi i korrektuar dhe nacionalizmi si karikaturë
29 Shtator, 14:20
-
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës: Propozimi i Ramës që KFOR të marrë kontrollin veriun, kritikë për palët! Mos të politizohet, por të vërehet me kujdes
29 Shtator, 11:57
-
Për Asociacionin, sytë te SHBA-ja
29 Shtator, 11:56
-
VIDEO/ Policia e Kosovës bastis restorantin e gruas së Radojiçiç, konfiskohen disa makina luksoze
29 Shtator, 11:12
-
Sulmet terroriste në veri të Kosovës, mediat ruse mbështesin Serbinë: Një ngjyrë, një besim, një gjak
29 Shtator, 10:22
-
Pse Vuçiçi dhe Veton Surroi gabojnë në krahasime!
29 Shtator, 09:31
-
A do ta gjykojë Serbia Radoiçiçin?
29 Shtator, 09:27
-
Policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit në liqenin e Ujmanit
29 Shtator, 09:07