Franca nderon Ismail Kadarenë
'Je avokat i kulturës europiane'

Franca nderon Ismail Kadarenë<br />'Je avokat i kulturës europiane'
Zyrtarisht kolosi i letrave shqipet Ismail Kadare është  “Komandant i Legjionit të Nderit”, në Francë. Kadare, ka marrë titullin që i'u akordua pak muaj më parë gjatë një ceremonie të posacme në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Presidenti Francez Francois Hollande i ka dhënë titullin Kadaresë në një cermoni të rrallë organizuar në nder të shkrimtarit, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili më heret pati dhe një takim me Hollande.

Ai përshëndeti me këtë rast Kadarenë duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit."

"Ju jeni një avokat i pasionuar i kulturës të Evropës dhe i thashë Kryeministrit: për fat të mirë ka evropianë që nuk i përkasin Evropës dhe që e duan Evropën", nisur nga kjo kreu i Shtetit bëri pak ironi, në një ceremoni të ndjekur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruajnë mediat franceze.

"Ju jeni shqiptar dhe flisni frëngjisht, keni zemër evropiane dhe shpirti universal" vazhdoi Francois Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadare si "autor të mrekullueshme të historisë së Ballkanit."

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1963), "Kronikë në gur" (1970) apo "Prilli i thyer" (1978), janë fiksione të tij nga konteksti i historinë së Shqipërisë, duke bërë denoncimin se totalitarizmi ka pasur një ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Presidenti Hollande zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues, shkruajnë mediat.

kadare france

kadare france

kadare

kadare

rama france

edi rama hollande

rama france

edi rama hollande

edi rama hollande

Kadare është dekoruar me legjioni i Nderit së bashku me një numër të madh gazetarësh e karikaturistësh, të vrarë në sulmin terrorist që iu bë revistës satirike Charlie Hebdo. Dekorata iu dha edhe heronjve që arritën të shmangin sulmet terroriste në një tren të linjës Amsterdam Paris, në gusht të vitit 2015. 

Gazetarët Michel Renaud, Elsa Cayat, redaktori i lajmeve Mustapha Ourrad, Bernard Maris, karikaturistët Charb, Cabu, Honoré dhe Tignous kanë marrë çmimin pas vdjekjes.

Dekorata u akordura për më shumë se 600 njerëz të fushave të ndryshme si sport, letërsi, aktrim, ekonomi, modë, etj.

Në listën e të dekoruarve janë edhe ish-kryeministri Lionel Jospin, ish-ministrat Thierry Breton e Lionel Stoleru.

”Komandanti i Legjioni i Nderit" është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti dhe për herë të parë është dhënë në 15 qershor të 1804-ës.

Më parë Kadare ka mbajtur gradën e kalorës të Legjionit të Nderit ( Chevalier de l ' Ordre National de la Legion d' Honneur ) dhe Zyrtari për Legjionit të Nderit ( officier de l ' Ordre National de la Legion d' Honneur ) .

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO