Franca nderon policin e vrarë në sulmin terrorist, flamujt në gjysmë-shtizë

Franca nderon policin e vrarë në sulmin terrorist, flamujt në gjysmë-shtizë

Franca ka nderuar sot zyrtarin policor i cili ka vdekur për të shpëtuar jetët e pengjeve të marra gjatë sulmit të një islamisti të armatosur të premten.

Arnaud Beltrame, 44 vjeçar, është qëlluar me armë zjarri dhe është therur me thikë, pasi ka ndërruar vendet me njërin nga pengjet. Flamujt janë në gjysmë-shtizë në bazat e xhandarmërisë në gjithë Francën.

Vëllai i tij Cedric ka thënë se hapat e Arnaud kanë qenë “përtej detyrës së tij”. “Ai e ka dhënë jetën për dikë të huaj. Nëse kjo nuk e bën atë hero, atëherë nuk e di se çfarë mund ta bëjë”, ka thënë ai për një radio franceze.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nderuar policin duke thënë se ai ka “vdekur si hero” dhe se ai meriton “respektin dhe admirimin e gjithë kombit”.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “sakrifica” e policit nuk duhet të harrohet. Hapat e tij kanë ndihmuar që të përfundojë sulmi në të cilin kanë vdekur tre persona.
Islamisti radikal, Redouane Lakdim, është identifikuar edhe vrarë më pas nga policia. Edhe 16 persona të tjera janë plagosur në sulmin që Macron e ka cilësuar akt të “terrorizmit islamist”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar