Franca në gjendje alarmi, në pranga
tre gra, planifikonin sulme terroriste

Franca në gjendje alarmi, në pranga<br />tre gra, planifikonin sulme terroriste
Arrestohen në Paris 3 gra të cilat sipas autoriteteve i ishin betuar për besnikëri shtetit islamik dhe planifikonin të kryenin sulme në Gare de Lyon në kryeqytetin francez.
 
Sipas autoritete franceze njëra prej tyre ishte personi i cili pak ditë më parë kishte lënë një makinë me bombola gazi pranë katedrales Notre Dame.
 
Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre grave, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.
 
Mesa duket qëllimi i tyre ishte të hakmerreshin për vrasjen e kreut të atentateve Al Adnani.
 
Hetimet franceze bëjnë me dije se një prej të arrestuarve është një 19 vjeçare vajza e pronarit të makinës e gjetur pranë katedrales.
 
Gjatë momentit të arrestimit ishte pikërisht 19-vjeçarja e cila nxori një thikë duke plagosur një agjent të policisë.
 
Më pas gjatë operacionit edhe e reja mbeti e vrarë. Dy të arrestuarat e tjera janë të moshës 39 dhe 23 vjeç. Njëra prej tyre ishte e lidhur me autorin i cili 14 qershorin e shkuar vrau një çift policësh në shtëpinë e tyre.
 
Franca ndodhet në gjendje alarmi duke patur parasysh sulmet e fundit terroriste jo vetëm në vend por edhe në të gjithë Europën.
 
Kujtojmë se 13 nëntorin e shkuar Parisi u godit nga sulmet terroriste ku humbën jetën 130 persona.

paris

paris

paris

paris


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri