Franca njofton lehtësimin e masave kufizuese/ Macron: ‘E keqja kaloi’ (VIDEO)

Franca do të nisë lehtësimin e bllokadës anti-COVID  nisur nga kjo fundjavë, në mënyrë që për Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapin dyert  dhe qytetarët francezë ta kalojnë një sezon festash normal.

Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të ndajnë "momente me familjen" dhe të dashurit e tyre gjatë festave, pas më shumë se një muaji mungese.

Kështu deklaroi mbrëmjen e së martës presidenti Emanuel Macron, ku theksoi se e keqja e valës së dytë të pandemisë në Francë ka kaluar, megjithatë  kafenetë dhe baret do të qëndrojnë mbyllur deri më 20 janar për të shmangur nxitjen e një vale të tretë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur valën e tretë dhe për të shmangur një bllokadë të tretë”, deklaroi Macron.

Macron tha se masat aktuale do të zëvendësohet nga një shtetrrethim mbarëkombëtar midis orës 21:00 dhe 07:00, përveç në prag të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

Franca ka qenë nën një bllokim të dytë kombëtar që nga fillimi i nëntorit. Njerëzve u është lejuar të largohen nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, për të blerë mallra thelbësore, për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të ushtruar një orë në ditë. Kushdo që shkon jashtë duhet të ketë një deklaratë me shkrim që justifikon  daljen e tij.

Ndërsa të gjitha dyqanet, restorantet dhe baret jo-thelbësore janë mbyllur, shkollat ​​dhe çerdhet kanë mbetur të hapura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase