Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Ditën e sotme kanë vijuar demonstratat kundër projekt-ligjit që për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Këtë të hënë, qeveria franceze i shpëtoi 2 mocioneve të mosbesimit të inciuara nga opozita se presidenti Macron përdori fuqi speciale kushtetuese që të kalonte reformën jopopullore të pensioneve pa votën e parlamentit. Tashmë reforma e pensioneve është e adoptuar sipas ligjit francez por opozita nuk ka hequr dorë dhe janë zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër ligjit të ri.
Mocioni mori 278 vota të hënën, duke qenë më pak se 287 vota të nevojshme në Asamblenë Kombëtare për të kaluar.
Duke iu përgjigjur rezultateve të votimit, protestuesit brohorisnin nëpër rrugët e Parisit "Demission Macron" (Macron të largohet). Dhjetëra protestuesit që dolën për të kundërshtuar rrugët janë treguar të ashpër duke shkaktuar kaos me djegiet e koshave të plehrave dhe me ndezje zjarri.
Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur në mënyrë të përsëritur se “është i bindur se sistemi francez i pensioneve duhet të përmirësohet për t’u mbajtur në këmbë”. Sipas tij mundësitë e tjera të propozuara, si rritja e barrëstatimore, do të largonte investimet dhe nga ana tjetër ulja e pensioneve të pensionistëve aktualë nuk ishte një alternativë realiste.