Franca ofrohet si ndërmjetësuese mes turqve dhe kurdëve, Erdogan kundër

Oferta e Francës për të qenë ndërmjetësuese mes Turqisë dhe grupeve paraushtarake të kurdëve në Sirinë veriore, është refuzuar nga Ankaraja, e cila që prej muajit janar ka nisur një ofensivë ushtarake.

Ankaraja është angazhuar në dëbimin e paraushtarakëve kurdë në Sirinë Veriore, të cilët i shikon si një zgjatim të Partisë Punëtore të Kurdistanit, të cilën e ka shpallur si të paligjshme. Oferta e Parisit për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet negocimit jo vetëm që është refuzuar por është përballur me kritika të shumta.

“Nëse deklarata e presidentit francez  se mund të jenë ndërmjetës në mes të Turqisë dhe Forcave Demokrate Siriane është e vërtetë, ajo tejkalon në masë të madhe limitet e personit që e thotë këtë”, është shprehur presidenti truk, Rexhep Taip Erdogan.

Ditën e sotme 5 ushtarë turq u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm nga forcat kurde, i cili cilësohet si një nga më vdekjeprurësit ndaj ushtrisë turke që prej janarit, kohë kur ka nisur edhe operacioni ndaj Forcave Demokrate siriane.

Nga ana tjetër oferta e Parisit erdhi pasi Presidenti francez, Emmanuel Marcon u takua me përfaqësues të FDS-së, ku ju përcolli edhe shpresat e tij për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për konfliktin nëpërmjet negocimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari