Franca kampione bote ka publikuar sot listën me 23 futbollistë të cilët do ti ketë të gatshëm për dy ndeshjet eliminatore të Europianit kundër Shqipërisë me 7 shtator dhe kundër Andorës me 10 shtator. Për këto dy sfida të cilat ‘gjelat’ do t’I zhvillojnë në shtëpinë e tyre nuk kanë munguar surpizat në përzgjedhje.
Didier Deschamps ka lënë jashtë 23-shes një futbollist si Samuel Umtiti, i cili ishte titullar në 11-shen që u shpall kampione bote. Pas humbjes së formacionit te Barcelona në favor të Lenglet, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në kombëtare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Alexandër Laccazzette, futbollistin e Arsenalit, vendin e të cilit do ta marrë lojtari i Lille Jonathan Ikone, i cili do të grumbullohet për herë të parë në kombëtare.
Ndërkohë bien në sy dy mungesa tepër të rëndësishme. Kylian Mbappe i Paris SG, Ousmane Dembele i Barcelonës dhe Ngolo Kante i Chelsea-s nuk do të jenë të disponueshëm as për Shqipërinë dhe as për Andorën si shkak i dëmtimeve. Përballja me kuqezinjtë është e para për ‘gjelat’ dhe për këtë trajneri Deschamps është shprehur:
“Shqipëria është një kundërshtar që ne e rrespktojmë. Me 6 pikë ato janë ende në garë. Po t’I shohësh vëren se kanë një organizim specific, me tre qendërmbrojtës. Është një ekip që nuk është e lehtë të luash dhe në shtëpinë e tyre janë ende më të vështirë. Do ta përgatisim këtë ndeshje me seriozitet dhe përqendrim.”