Franca paralajmëron se Rusia është gati për pushtim të Ukrainës
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar të hënën se “të gjitha elementet” janë në vend që Rusia të nisë “ofensivë masive” kundër Ukrainës, pasi Moska ka mbledhur mijëra trupa në kufij.
“A ekzistojnë të gjitha elementet për ofensivë masive nga forcat ruse në Ukrainë? Po ekzistojnë, është e mundshme, e mundshme shpejt”, ka thënë Le Drian për televizionin France 5.
Megjithatë, nuk ka asgjë që sugjeron se Moska ka marrë atë vendim, ka shtuar ai.
“Ende është e mundshme zgjidhja diplomatike dhe kjo është e sigurt”, ka thënë Le Drian.
Të martën, presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, një prej liderëve të Perëndimit që kanë vizituar Kremlinin këto ditë.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pushtimi rus ndaj Ukrainës mund të jetë i shpejtë, andaj aleatët e Perëndimit kanë kërcënuar me sanksione të ashpra si përgjigje. Le Drian ka thënë se ka nevojë urgjente për ulje të tensioneve.
“Putin dëshiron të parandalojë Ukrainën që të ketë sovranitetin e saj. Nëse sovraniteti apo integriteti i Ukrainës sfidohen nga një intervenim i madh në Rusi, atëherë do të ketë pasoja të mëdha, sanksione masive”.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka njoftuar të hënën për fundin e disa stërvitjeve të Moskës në Rusi dhe Bjellorusi, ndonëse disa kanë thënë se ato janë duke vazhduar. Më herët gjatë ditës së hënë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka thënë presidentit rus, Putin se ka “mundësi” për të arritur marrëveshje me Perëndimin për çështje të sigurisë./REL/
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.6%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
Liga e Kombeve/ Italia mposht Belgjikën dhe prek fazë çerekfinale, Franca kalon më tej me ‘X’! Fitojnë Anglia e Norvegjia, shënon Haaland
14 Nëntor 2024, 22:55
-
Pas takimit me Macron, Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
9 Nëntor 2024, 09:04
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor 2024, 16:58
-
Sulmet e Izraelit ndaj paqeruajtësve të UNIFIL në Liban, Franca thërret ambasadorin izraelit në Paris!
11 Tetor 2024, 16:51
-
Pellegrini dënon Italinë, s'ka fitues kundër Belgjikës! Franca s'pyet për Izraelin, Greqia bën befasinë e madhe në Londër
11 Tetor 2024, 11:15