Franca ka premtuar ditën e sotmë se do të japë 12 milionë euro (12.92 milionë dollarë) për sirianët e prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë të hënën, sipas një deklarate së Ministrisë së Jashtme. Ndihma do të kanalizohet përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare “që punojnë drejtpërdrejt me popullsinë e prekur në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti”, thuhet në deklaratë.
Mështetja financiare do të përfshijë 5 milionë euro për Kombet e Bashkuara dhe 5 milionë euro të tjera për organizatat joqeveritare franceze dhe ndërkombëtare “që punojnë në përgjigjet emergjente në sektorët e shëndetësisë, strehimit, ujit, higjienës dhe kanalizimeve”. Ministria e Jashtme tha se 2 milionë euro të mbetura janë "duke konsideruar" për ndihmë ushqimore.
Një autokolonë ndihmash e Kombeve të Bashkuara kaloi nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten për herë të parë që nga goditja e tërmetit. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, kolona, e përbërë nga gjashtë kamionë që transportonin sende strehimi dhe artikuj jo-ushqimor (NFI), kaloi përmes pikës kufitare Bab Al Haëa
Shumë vende perëndimore kanë refuzuar t'i dërgojnë ndihmë drejtpërdrejt regjimit sirian, i cili është nën sanksione .
Lajmi kryesor:
Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe







