Vatikani nuk ka pranuar ende pas 4 muajsh propozim, kërkesën e Francës për emërimin e Laurent Stefanini si ambasador të saj  në këtë shtet sepse ai është homoseksual
 
Parisi  këmbëngul se ambasadori i saj i ardhshëm në selisë e Shenjtë do të jetë Laurent Stefanini dhe qeveria franceze është shprehur publikisht se nuk do ta tërheqë kandidaturën e tij madje shpreson që papa ta miratojë së shpejti atë .
 
Në letër ai është një kandidat ideal, diplomat i rafinuar ,shefi aktual i protokollit në Pallatin Presidencial francez, i cili më parë ka shërbyer edhe në Kombet e Bashkuara.
 
Gjithnjë e më shumë, ekziston dyshimi se Vatikani është kundër Stefanini sepse ai e ka shfaqur hapur orientimin e tij seksual dhe dy vjet më parë ai u shpreh hapur pro ligjit për martesën e të njëjtit seks gjatë diskutimit ne parlamentin Francez
 
 Papa Francesku po ndjek një linjë krejt të ndryshme nga paraardhësit e tij prandaj komuniteti gay në Paris pret që Papa ti vërë në zbatim ato që po predikon.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)