Duke shfrytëzuar këtë rast, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, ka bërë edhe njëherë të qartë se shanset për azil janë zero, pasi sipas saj, Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.
“Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri.
Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t'u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.
Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t'u cënohet.
Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.
Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë”, tha Voda.
Fjala e plotë e Zv/ministres së Punëve të Brendshme Rovena Voda:
Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri.
Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t'u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.
Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t'u cënohet.
Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.
Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë.
Në kuadër të kësaj edhe Policia e Shtetit ka marrë një plan masash, ka nxjerrë disa urdhëra për të monitoruar lëvizjet e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë, por ky shqetësim i ngritur nga vendet e BE-së sigurisht që nga ne, nga shteti Shqiptar, ka angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të Policisë Kufitare të shtetit Shqiptar, që do të monitorohet me shumë përgjegjësi lëvizja e shtetasve, por duam që edhe vetë qytetarët të ndërgjegjësohen që lëvizja e tyre duhet të jetë në përputhje me rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE.
Ua kërkojmë, ua çojmë këtë mesazh ndërgjegjësimi të gjithë shtetasve shqiptarë për të mos cënuar, e theksoj dhe një herë, për të mos rrezikuar atë që ne arritëm me shumë mund, lëvizjen tonë të lirë brenda kufijve të BE.
Urdhëri i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pikërisht ka të bëjë me forcimin e masave të kontrollit kufitar.
Urdhër ky i nxjerrë në zbatim të ligjit të ri për kufirin, nxjerrë në vitin 2016 , ka hyrë në fuqi në vitin 2016 dhe pikërisht në vazhdën e zbatimit të ligjit të ri i cili është i përafruar me atë të BE-së, por edhe në kuadër edhe të respektimit të kushteve të lëvizjes së shtetasve Shqiptarë në zonën Schengen, pikërisht ky urdhër pra, vjen me një sërë masash për të forcuar kontrollin kufitar por gjithmonë unë e theksoj duke ruajtur balancën e së drejtës për lëvizje të lirë.
Sigurisht që do të ketë kontrolle, do të jenë më të imëta. Sigurisht një objekt më i rëndësishëm i kontrollit do të jenë shtetasit inad dhe ata të depërtuar, do të këtë kontrolle më të shumta ndoshta në vijën e dytë të kontrollit për shtetasit që mund të dalin të dhëna nga sistemi pra sistemi TIMS, por asgjë e jashtëzakonshme.
Ndoshta dhe zhurma që kemi dëgjuar në media që po cënohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë nuk është e vërtetë, thashë gjithçka është konform ligjit që kemi ne për kontrollin kufitar, i përafruar me legjislacionin e BE-së por edhe konform siç thashë, të gjitha masave të lëvizjes së lirë të shtetasve brenda zonës Schengen.
Mos kërkoni azil brenda vendeve të BE,
Shanset për azil janë zero.
Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.
Të gjithë ata shtetas që pretendojnë një shkollin më të mirë, që duan të gjejnë punë, kanë të gjitha mundësitë ligjore, rrugët ligjore për të kërkuar diçka të tillë në vendet e BE-së.