Franca, shteti i parë evropian që ka dy milionë raste me Covid-19, e katërta në botë

Franca është bërë vendi i parë në Evropë që ka dy milionë raste të konfirmuara të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë i katërti shtet në botë për nga numri i infektimeve pas SHBA, Indisë dhe Brazilit.

Ndërkohë që sa i përket numrit të të vdekurve ajo renditet e treta me 46,273  viktima, pas Italisë që rendita e dyta me 46,464 dhe Mbretërisë së Bashkuar me 52,745.

Franca tejkaloi 1 milion raste në 23 tetor, por sipas ekspertëve vala e dytë në vend ka qënë brutale, shumë herë më e ashpër se e para.

Në një deklaratë të martën në mbrëmje, drejtori i agjencisë shëndetësore të Francës, Jerome Salomon konfirmoi se numri i rasteve të coronavirusit tani qëndron në të paktën 2,036,755, ku tanimë janë prekur të gjitha zonat qytete apo në zona rurale.

Ministri i shëndetësisë Olivier Véran deklaroi javën e kaluar se përpjekjet e francezëve po paguhen dhe vendi tanimë e ka kaluar pikun, ndërkohë që vendi është vendosur në masa të rrepta sigurie, me një izolim katër javor që filloi me 30 tetor.  

Sipas të dhënave më të fundit nga agjencia kombëtare e shëndetit, një total prej 33,139 pacientësh me coronavirus janë aktualisht në spital – më pak nga 327 që nga e hëna – me 4,838 nga ata në kujdes intensiv.

Britania e cila gjendet po ashtu në një izolim të dytë kombëtar, regjistroi një rekord të ri në numrin e vdekjeve nga muaji Maj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion