Franca tërhiqet nga bisedimet për mbrojtjen me Mbretërinë e Bashkuar, pas marrëveshjes së Britanisë me SHBA dhe Australinë

Ministrja e Mbrojtjes së Francës ka anuluar bisedimet me homologun e saj në Mbretërinë e Bashkuar pas mosmarrëveshjeve të krijuara pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re të sigurisë midis Britanisë, SHBA dhe Australisë.

Parisi është i zemëruar pasi Australia nënshkroi paktin Aukus për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore, duke hequr dorë nga një kontratë me Francën, e cila ishte në proces.  Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Franca nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar, megjithatë takimi I planifikuar për këtë javë mes Florence Parly me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace në Londër është anuluar.

Marrëveshja Aukus e ndërmjetësuar javën e kaluar, e parë gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Indo-Paqësor solli dhënien fund të një marrëveshje me vlerë 37 miliardë dollarë të nënshkruar nga Australia në vitin 2016 për Francën për ndërtimin e 12 nëndetëseve konvencionale.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian e ka përshkruar atë si një "goditje pas shpine" dhe si një sjellje të papranueshme mes aleatëve. Në përputhje me deklaratat e tyre , presidenti francez menjëherë tërhoqi ambasadorët francezë në Uashington dhe Canberra, një hap që nuk ishte ndërmarrë më parë mes aleatëve.

Ndërkohë Australia ka mbrojtur prishjen e marrëveshjes me Francën, në favor të paktit Aukus.

Kryeministri Scott Morrison hodhi poshtë akuzat se Australia kishte gënjyer, duke thënë se Franca duhet të ishte e vetëdijshme se ata mund të prishnin marrëveshjen.

"Në fund të fundit, ky ishte një vendim nëse nëndetëset që po ndërtoheshin, me kosto të madhe për taksapaguesit australianë, do të ishin në gjendje të bënin një punë që duhej ta bënim kur të ishin gati për shërbim dhe gjykimi ynë strategjik i bazuar në këshillat më të mira të mundshme të inteligjencës dhe mbrojtjes ishte se nuk do të ishte ", tha Morrison.

Marrëveshja e re bën që  Australia të bëhet vetëm vendi i shtatë në botë që operon nëndetëse me energji bërthamore.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 06:34
Tensionet e marrëveshjes Aukus/ Franca rikthen diplomatët në SHBA

Pas tensioneve në arenën ndërkombëtare Franca rikthen trupin diplomatik në Uashington pas takimit dhe telefonatës që liderët botëror Emmanuel Macroon dhe Joe Biden patën javën e fundit.   

Mosmarrëveshja e nëndetëseve kishte çuar në një përçarje të thellë midis Uashingtonit dhe Parisit.

Pakti 3 palësh i SHBA, MB dhe Australisë kishte shkaktuar shumë tensione ku shkaku kryesor ishte marrëveshja me humbje miliarda dollarë mes Francës dhe Australisë.

Si rezultat i kësaj negociate nga ku Franca u ndje e përjashtuar diplomati francez Philippe Etienneu urdhërua të kthehej në Paris dhe është rikthyer vetëm pak kohë më vonë.

 

Ora 01:05
SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus

 

Franca dhe SHBA kanë bërë përpjekje për t'i dhënë fund përçarjes që u inicua nga pakti trepalësh ', zënkë e cila filloi javën e kaluar me shpalljen e paktit  SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë.

Marrëveshja i kushtoi Francës një negociatë me vlerë 37 miliardë dollarë (27 miliardë) për të ndërtuar nëndetëse për Australinë.

Parisi tha se e mori vesh vetëm disa orë para shpalljes publike dhe menjëherë në shenjë revolte tërhoqi ambasadorët. Zemërimi francez ishte i dukshëm ministri francez i mbrojtjes e quajti atë një "goditje në shpinë".

Presidentët amerikanë dhe francezë tani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se situata do të kishte përfituar nga konsultimet e hapura midis aleatëve.

Joe Biden dhe Emmanuel Macron folën me telefon për gjysmë ore të Mërkurën. Ata gjithashtu do të takohen në Evropë në fund të muajit të ardhshëm ku analistë të ndryshëm spjegojnë si aranzhim të rëndësishëm të sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale