Tiranë- Përgjimet dhe survejimi çojnë drejt goditjes së një grupi kriminal të shitjes së drogave në kryeqytet, duke arrestuar 4 gazetarë të rinj të dyshuar dhe sekuestruar lëndë narkotike sintetike kryesisht ekstazi MDMA, që e shisnin kryesisht në zonën e ish-Bllokut, ku kishin edhe zyrën e portalit mediatik 'Publik.al'.
Gazetarët e dyshuar mësohet se janë; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Ergis Noka është djali Naim Nokës, pronarit të portalit 'Publik.al'.
Policia e Tiranës njoftoi sot (17 Dhjetor) se finalizoi nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, aksionin e koduar "Drug party", me metoda proaktive.
Katër të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës punonin si gazetarë në një portal lajmesh. Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.
Shërbimet kanë lokalizuar në rrugën "Pjetër Bogdani" të dyshuarit dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA).
“Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit (zyrë) të shtetasit (Ergis Noka) po në këtë rrugë, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis”, sqaruan uniformat blu për detajet.
Pas arrestimeve, po thellohen hetimet për të implikuar të tjerë dhe dosja i ka kaluar për veprime prokurorisë së kryeqytetit.
Pamje nga ambientet e zyrës së portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
Këto janë pamjet nga ambientet e zyrës së portalit “Publik.al” të pronarit Naim Noka, djali i të cilit, Ergisi, u arrestua sot bashkë me 3 shokë të tij për shitjen e 300 tabletave ekstazi MDMA, kryesisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Policia ka mësyrë në ambientet e zyrës, ku ka gjetur pajisje të shumta të përshtatshme për të ngritur një ‘shtëpi bari’, kryesisht për trajtim dhe prodhim droge.
Në pamje dallohen pakot prej kartoni, brenda të cilave ishin vendosur kryesisht aspiratorë, llamba, portollamba, kabuj, tuba, rrjet elektrik dhe sende të tjera për trajtim dhe prodhim droge.
Shumica e tyre ishin futur në pjesën e tualetit të zyrës dhe policia i sekuestroi si prova materiale.
O meme e madhe shqiperi hahahahaha
Përgjigju