Franca thotë se Rusia do të 'përgjigjet' për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

Franca thotë se Rusia do të 'përgjigjet' për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

Punëtorët duke shkarkuar ndihmat ushtarake që Shtetet e Bashkuara ia dërguan Ukrainës, Kiev, Ukrainë. Fotografi nga arkivi

Franca ka thënë të premten se Rusia duhet të përgjigjet për vdekjen e dy shtetasve francezë, të cilët u vranë nga një sulm me dronë në rajonin Herson në Ukrainë, derisa po i kryenin detyrat e tyre humanitare.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në rrjetin social Telegram se dy shtetas francezë u vranë dhe tre shtetas të huaj të tjerë u plagosën nga sulmi në Berislav, një qytet në veri të Hersonit më 1 shkurt.

Prokudin nuk tregoi se për cilin ekip humanitar punonin ata.

“Barbarizmi rus i ka sulmuar civilët në Ukrainë. Rusia duhet të përgjigjet për krimet e veta”, shkroi ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, në rrjetin social X.

Reagimi i Francës vjen në ditën kur gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara tha të premten se ka juridiksion në shumicën e aspekteve të rastit që Ukraina e ngriti kundër Rusisë, pak pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj para gati dy vjetëve.

Rasti i ngritur nga Kievi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, akuzon Rusinë se ka shkelur Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, duke pretenduar rrejshëm se pushtimi i 24 shkurtit të vitit 2022, u nis në mënyrë që të frenojë një gjenocid të supozuar ndaj rusishtfolësve në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale se “punëtorët e guximshëm humanitarë francezë i ndihmuan popullit dhe ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për humanizmin e tyre”.

Hersoni ka qenë në qendër të sulmeve të forcave ruse në muajt e fundit./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK