Franca vendos të përfshijë abortin në Kushtetutë, do njihet si e drejte themelore

Franca vendos të përfshijë abortin në Kushtetutë, do njihet si e drejte themelore

Foto ilustruese

Franca synon të fusë në Kushtetutë të drejtën e abortit, 48 vjet pasi aborti u dekriminalizua në atë vend, dhe më pas u parashikua me ligj. Siç raporton Euraktiv, Franca do të bëhet vendi i parë që do të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutën e saj, gjë që do të ajp një sinjal të fortë dhe mbështetje për gratë në mbarë botën.

Aktivisti Alban Gajo, i cili merret me planifikimin familjar tha se është thelbësore që qasja ndaj abortit të përfshihet në Kushtetutë.

Në fund të nëntorit, Parlamenti francez miratoi një projektligj për përfshirjen e të drejtës së abortit në Kushtetutë dhe pritet që projektligji të dalë në Senat më 1 shkurt të këtij viti

“Është e rëndësishme sepse do të thotë se e drejta për abort njihet si e drejtë themelore”, tha Gajo. Përveç simbolikës së fortë, shkrimi i së drejtës së abortit në Kushtetutë do të garantonte tjetër qasje për abortin,  pavarësisht nga shumica politike në pushtet.

“Ajo që lejohet me ligj mund të anulohet me ligj tjetër. Duhet të rikonfirmojmë mbrojtjen që duam t’i ofrojmë abortit”, tha deputetja Matilda Pano dhe shtoi se përfshirja në kushtetutë jep garanci shtesë se kjo nuk do të ndodhë.

Pasi Gjykata e Lartë e SHBA shfuqizoi të drejtën kushtetuese për abortin më 24 qershor 2022, duke ia lënë secilit shtet të vendosë nëse do ta ruajë këtë të drejtë apo jo, eurodeputetët kërkuan në një rezolutë të miratuar korrikun e kaluar që e drejta e abortit të përfshihet në Karta Evropiane për të drejtat themelore.

Kjo kërkesë duhet të shqyrtohet tani nga Këshilli Evropian, por shtetet anëtare janë të ndara për këtë çështje dhe unanimiteti duket i pamundur. Për shembull, aborti është plotësisht i ndaluar në Maltë dhe gratë që i nënshtrohen procedurës ose blejnë pilula aborti rrezikojnë deri në tre vjet burg.

Që nga shtatori i kaluar, gratë në Hungari që duan të bëjnë një abort janë të detyruara të dëgjojnë rrahjet e zemrës së fetusit përpara se t'u jepet akses në kujdesin themelor shëndetësor.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'