FRANCË - Gjykata Boulogne në Francë ka dënuar me dy vjet burg shoferin 48-vjeçar nga Rumania, që u kap teksa transportonte 48 klandestinët shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, duke i fshehur brenda një kamioni frigorifer.

Shoferi deklaroi se pronari i tij e kishte urdhëruar për të transportuar shqiptarët në Britani.

Sipas deklaratës së tij në gjyq, nga e gjithë kjo punë, shoferi i kamionit do të merrte 1 mijë euro për çdo emigrant, destinacioni i të cilëve ishte mbërritja në qytetin e Portsmuthit. Kurse, emigrantët e kapur thanë se synonin të fillonin një jetë të re në Britani.


klandestine shqiptare
Gjyqtari i çështjes tha se shoferët nuk i rezistonin dot ofertave të tilla, të cilët i lënë shpesh shqiptarët edhe në temperatura 0 dhe 3 gradë brenda kamionit frigorifer, dhe se të tilla raste janë të përsëritura.

Sipas Daily Mail, bandat e trafikantëve shqiptarë pranë pikave kufitare të Francës janë të përfshirë në biznesin fitimprurës të trafiqeve njerëzore drejt Britanisë së Madhe.

Emigrantët po përpiqeshin të futeshin vjedhurazi në Britani përmes Tunelit Kanal por u arrestuan pas një kontrolli në automjet pak para mesnatës të së Martës nga policia kufitare britanike me bazë në Coquelles.   

Kamioni ku ata ndodheshin mbante 17 ton brokoli dhe do të hipte në traget nga Portsmouth për në portin e Ouistreham.





klandestine shqiptare


(v.gj/b.g/shqiptarja.com)