Francë/ 25-vjeçari shqiptar kapet me 9 kilogramë kokainë, nesër del para gjykatës

Francë/ 25-vjeçari shqiptar kapet me 9 kilogramë kokainë, nesër del para gjykatës

Foto ilustruese

FRANCË – Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia më 31 maj të këtij viti, teksa transportonte 9 kilogramë kokainë, me makinën e tij.

Shqiptari u kap në flagrancë në autostradën Saint-Léger, A10, ndërsa kokainën e kishte fshehur poshtë sendiljeve dhe marshit të makinës.  

Sipas mediave, ai po udhëtonte drejt Toulouse. I riu ka dëshmuar sasia e kokainës nuk ishte e tij, por thjeshtë po e dërgonte në destinacionin, ku ishte urdhëruar.

Tashmë ai ndodhet në paraburgim dhe ditën e nesërme do të paraqitet para togave të zeza (4 qershor).

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë