Francë, 30 vite pas rënies së Murrit të Berlinit, ja barrierat që ende ndajnë Europën

Francë, 30 vite pas rënies së Murrit të Berlinit, ja barrierat që ende ndajnë Europën

Tridhjetë vjet pas rënies së murit më të famshëm evropian, atë të Berlinit, ende ekzistojnë barriera fizike që ndajnë njerëzit në kontinentin europian. Eshtë fjala për ata më të trishtuarit, Nikosia, Qipro dhe enklava spanjolle e Melilla.

Ka barriera më të vogla dhe ndoshta më pak të njohura që nganjëherë ndajnë fshatra të vogla apo që parandalojnë një grup etnik të padëshiruar që të mos vihet në kontakt me pjesën tjetër të popullsisë.

Një ekspozitë në Francë me titull "Walls of Power" eksploron temën e gardheve evropianë nëpërmjet syve të fotografëve bashkëkohorë nga 15 vende të ndryshme. Ekspozita i hapi dyert e saj në Arles, si pjesë e festivalit të fotografisë “Rencontres” që feston 50 vjetorin.

Sipas mendimit të kuratorit István Virágvőlgyi, “muret evropiane ngrihen për shkak të dëshirës për pushtet dhe kontroll”. Tri seksione të ekspozitës pasqyrojnë motivet pas ndërtimit të tyre dhe janë të emërtuar, “muret e ndikimit”, “muret e ndarjes” dhe muret e migracionit.

“Muret e ndikimit” janë barriera ndërmjet fuqive sovrane; “muret e ndarjes” janë pengesa brenda së njëjtës shoqëri dhe “muret e migracionit” janë mjete në shërbim të procedurave të pranimit.

Ndonjëherë murret janë vetëm disa metra të gjatë dhe ekzistenca e tyre mund të duket absurd dhe e pashpjegueshme.

Në Sllovaki, për shembull, banorët e Michalovcit, në lindje të vendit, kanë grumbulluar dhe kanë marrë autorizimet e nevojshme për të ndërtuar një mur që do t'i mbajë të ndarë nga kampi i Romëve.

Një tjetër gardh ndan bjellorusët nga Lituania. Këtu miqtë dhe të afërmit janë të detyruar të flasin me njëri-tjetrin përmes një gardhi metalik, pavarësisht se dogana më e afërt ndodhet 150 km larg.

"Duhet të vazhdojmë të pyesim veten, a I kemi zgjidhur problemet tona apo I kemi lënë vetëm për pak kohë prapa", thotë Virágvőlgyi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai