Aeroportet Domodedovo dhe Zhukovsky në Moskë kanë pezulluar përkohësisht fluturimet në përgjigje të kërcënimit të dronëve ukrainas.

Sipas mediave vendase disa shpërthime janë raportuar në disa pjesë të kryeqytetit dhe rajonit përreth- ku një një depo nafte në Serpukhov u përfshi nga flakët. Deri në tani nuk është raportuar për raportuar për viktima.

Gati katër vjet pas fillimit të luftës tokësore më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Rusia po përpiqet të shkatërrojë sistemin energjitik të Ukrainës, ndërsa Kievi po përpiqet të shkatërrojë rafineritë e naftës të eksportuesit të dytë më të madh të naftës në botë.

Ndërkohë mbyllja e përkohshme e Aeroportit të Vilniusit në Lituani solli anulimin e 13 fluturimeve dhe devijimin e 14 të tjerave në qendra të tjera. 20 fluturime të tjera u vonuan.

Mbyllja u shkaktua nga disa balona meteorologjike aty pranë, të përdorura nga kontrabandistët bjellorusë për të transportuar cigare përtej kufirit. Javën e kaluar, aeroporti i kryeqytetit lituanez u detyrua të mbyllej edhe tre herë të tjera për shkak të incidenteve të ngjashme.

Kryeministrja lituaneze, Inga Ruginienë, paralajmëroi se nëse ky fenomen vazhdon, vendi mund të marrë masa drastike, përfshirë mbylljen e kufirit me Bjellorusinë.

“Nuk është normale që kaq shumë objekte të kalojnë kufijtë tanë. Duhet t’i ndërpresim për të mbrojtur vendet dhe instalimet strategjike,” deklaroi ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar 966 balona të tilla hynë në Lituani, ndërsa këtë vit, deri më 22 tetor, numri ka arritur 500. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për të parandaluar përsëritjen e këtyre incidenteve.

Lajm në përditësim...