Arrestohet në Francë lideri i lëvizjes separatiste baske, ETA.
 
Mikel Irastorza ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa lajmin e arrestimit e ka konfrimuar Ministria e Brendshme spanjolle.
 
“Mikel Irastorza është arrestuar sot pranë kufirit me Spanjën” deklaron policia spanjolle.
 
Në vitin 2011, ETA bëri të ditur se kishte hequr dorë nga përdorimi i dhunës në luftën e saj për pavarësinë e krahinës baske, por akoma nuk është shpërbërë.
 
Grupi militant fajësohet për më shumë se 800 vrasje nga 1968.



dy.b/shqiptarja.com