Francë, australiania kishte veshur
burkini,largohet me forcë nga plazhi

Francë, australiania kishte veshur<br />burkini,largohet me forcë nga plazhi
Një turiste australiane ka treguar sesi është detyruar me forcë të largohet nga një plazh në Francë për faktin e vetëm se mbante veshur burkini.
 
Zeynab Alshelh, 23-vjeç, studente e mjekësisë ëshë shprehur për mediat vendase se udhëtonte nëpër botë për t’i shfaqur solidaritetin e saj grave myslimane.
 
Pamjet televizive të transmetuara në “Channel 7” tregojnë banorë të zonës bregdetare të kërcënonin se do t’i telefononin policisë, nëse ajo nuk largohej nga plazhi.

Ndalimi i veshjeve burkini në disa zona bregdetare të Rivierës franceze u hodh poshtë në gusht nga gjykata më e lartë administrative e vendit.

Zeynab Alshelh kishte udhëtuar për në Francë për të mësuar më shumë në lidhje me këtë situatë dhe për të parë nëse “mundet të bënin diçka për të ndihmuar këto vajza të jetonin një jetë normale”.
 
Ajo është shprehur se të vishesh me burkini nuk do të thotë aspak të jesh e shtypur ai është thjeshtë simbol i besimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit