FRANCE - Amedy Coulibaly, i cili mori peng një supermarket hebre ku mbetën të vrarë katër persona është ndaluar nga policia franceze vetëm 10 ditë para pengmarrjes, së bashku me dhe partneren e tij Hayat Boimeddiene
 
Ata janë ndaluar më 30 Dhjetor të 2014-ës në një kontroll të rastit në Paris, e pas kontrollit policia i ka lënë të lirë, megjithëse u zbulua se çifti Couliaby dhe Hayat ishin njërëz të rrezikshëm dhe të afërt me qarqet terroriste. Dy policët rrugorë njoftuan eproret per rrezikun e tyre, por keta te fundit nuk moren asnje mase per te parandaluar rrezikun.
 
Tre ditë më vonë Hayat kishte në plan të nisej për në Siri, ndërsa në 8 janar Couliaby vrau një efektive policie duke e finalizuar me pengmarrjen e 9 Janarit në supermarket Hyper Cacher, ku mbetën të vrarë 4 persona.
 
Dy policë të qarkullimit i kanë ndaluar ata në një mjet të tipit “Seat Ibiza”. Policët e qarkullimit kanë raportuar se dy të ndaluarit lëviznin me një patentë të përkohshme, e cila ishte lëshuar më 10 dhjetor. Fakti që dy të dyshuarit ishin pranë qarqeve islamike ka bërë që dy policët të njoftojnë menjëherë eprorët e tyre por këta të fundit nuk kanë marrë asnjë masë për rrezikun.
 
Sipas të përjavshmes franceze Le Canard Enchainé, mosreagimi i autoriteteve lë vend për shumë pikëpyetje. Pasi u lanë të lirë Couliaby humbi të gjitha gjurmët. Pak orë më vonë çifti iu drejtua Spanjës ku Couliaby më 2 janar nisi partneren e tij nga aeroporti i Madridit në Stamboll.
 
Nga Turqia Hayat ka hyrë më pas në Siri ndërsa Couliaby u nxor nga forcat speciale në fund të pengmarrjes së ndodhur në supermarket në Paris.
 
Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)