STRASBURG - Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) dënoi sot Rusinë se ka sanksionuar në mënyrë jo proporcionale dy përkrahës të opozitës që kishin marrë pjesë në një manifestim në Moskë në dhjetor 2011.
Alexei Navalny dhe Ilya Yashin, që të dy kryetarë të opozitës, të lindur respektivisht në vitin 1976 dhe 1983, u ndaluan pasi kishin marrë pjesë, më 5 dhjetor 2011, në një manifestim të autorizuar që synonte të protestohej kundër zgjedhjeve të zhvilluara në Duma që pretendoheshin të manipuluara.
Ata u dënuan që të dy me 15 ditë burgim administrativ për mosbindje ndaj një urdhri të ligjshëm të policisë, dhe padia e tyre u hodh posht nga drejtësia ruse.
Navalny njihet si një personalitet aktiv kundër korrupsionit dhe se ka një blog popullor. Yashin drejton një lëvizje politike "Solidarnosc".
Në vendimin e saj, ECHR-ja u shpreh se Rusia ka prekur të drejtën e tyre për një proces të paanshëm. Ajo gjithashtu gjykoi burgimin e tyre dhe dënimin e tyre si jo proporcionale kundrejt shkeljes së konstatuar, pasi bëhet fjalë për një pjesëmarrje në një manifestim paqësor dhe spontan që kishte mbledhur rreth njëqind persona dhe kishte zgjatur vetëm 15 minuta.
Gjykata vlerësoi gjithashtu se arrestimi i tyre, burgimi dhe dënimi ishin gjithashtu të dyshimta se shërbenin për të smbrapsur persona të tjerë që të marrin pjesë në manifestime apo debate politike publike, mbi të gjitha kur të dënuarit janë personalitete publike të njohura, arrestimi i të cilëve dhe burgosja u mediatizua në mënyrë të pashmangshme.
Gjukatësit e Strasburgut dënuan gjithashtu kushtet e mbikqyrjes së tyre, që kishin shkelur dinjitetin e tyre.
Gjykata e dënoi Rusinë që të dëmshpërblejë secilën nga palët me 26 mijë euro për paragjykim moral./ATSH/