Një 17-vjeçar nga Oldham i Mbretërisë së Bashkuar, i cili u zhduk në Spanjë në vitin 2017, është gjetur në Francë pas 6 vitesh kërkim nga familjarët dhe autoritetet.
I mituri i identifikuar si Alex Batty, u gjet në qytetin Revel, në lindje të Toulouse, mëngjesin e 13 dhjetorit.
BBC raporton se zyra e prokurorit në Toulouse ka deklaruar se familja kishte konfirmuar identitetin e adoleshentit.
Aleksi ishte zhdukur prej gjashtë vitesh pasi kishte shkuar me pushime me nënën dhe gjyshin e tij.
17-vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale në Francë, në pritje të mbërritjes së autoriteteve britanike, të cilët do të mundësojnë rikthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Ka qenë një shofer i rastësishëm i cili ka parë djalin teksa endej i përhumbur në një rruge në ultësirën e Pirenejve. Më pas shoferi ka marrë djalin dhe e ka dërguar në stacionin më të afërt të policisë.
Sipas policisë franceze, djali ka deklaruar se ka qenë në Francë për dy vite.
Gjatë kësaj periudhë ai besohet të ketë jetuar në luginat e largëta të Pirenesë, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin.
Gjyshërit e të miturit, Melanie dhe David Batty, u larguan nga Greater Manchester me Alexin për në Marbella në Spanjë më 30 shtator 2017.
Asokohe ai u pa për herë të fundit në Portin e Malagës më 8 tetor, ditën kur pritej të ktheheshin në MB pas pushimeve.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Ushtarë, tanke dhe dronë: Evropa del zbuluar, pa ombrellën e NATO-s dhe SHBA-së
5 Mars, 19:20
-
Britania e Madhe distancohet nga propozimi i Macron-it për armëpushim në Ukrainë
3 Mars, 13:25
-
Bie Whatsapp, mijëra përdorues raportojnë probleme
28 Shkurt, 21:22
-
Kylian Mbappe rikthehet në kombëtaren franceze
14 Shkurt, 13:55
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53