FRANCE - Prokuroria dhe policia franceze kanë mundur të shkatërrojnë një rrjet të fuqishëm shqiptar të trafikut të heroinës duke prangosur 42 persona në Francën lindore dhe në Gjermani.
Siç raporton rrjeti televiziv BBC, afro 200 oficerë policie u angazhuan drejtpërdrejtë në aksion ndërsa 39 persona u prangosën në qytetin e Mulhouse dhe tre të tjerë në kufirin me Gjermaninë.
Prokuroria e rajonit Remi Coutin tha se policia sekuestroi në këtë operacion afro 50 kilogramë heroinë.

(Harta e trafikimit të drogës)
Sipas të dhënave të prokurorisë, rrjeti i shqiptarëve kishte mundur të trafikonte qindra kilogram heroinë. Autoritetet franceze kanë siguruar të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e këtij rrjeti kriminal trafiku i përbërë nga shqiptar të Shqipërisë dhe të Kosovës e me veprimtari në zonën e Mulhouse, Zvicër dhe Gjermani.
Operacioni i sotëm ështe kurorëzimi i një pune hetimore që kishte nisur që në vitin 2010 pas dyshimeve se disa shqiptarë ishin të përfshirë në rrjetin e trafikut të qenieve njerëzore.
(s.ç/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com