Francë,gjykata pezullon ndalimin
e burkinit në plazhet e vendit 

Francë,gjykata pezullon ndalimin<br />e burkinit në plazhet e vendit 
Një gjykatë franceze vendosi pezullimin e vendimit për ndalimin e burkinit nëpër plazhe , veshje muslimane ku gratë mbulohen.  Gjykata  vendosi se ndalimi i burkinit është një dhunim i të drejtave themelore dhe lirisë fetare dhe individuale. Rreth 30 komuna në Francë e kishin ndaluar mbajtjen e burkinit në plazhe.

Në fakt dy ditë më parë bëri bujë lajmi sesi policët detyronin një grua të hiqte burkinin në mes të plazhit në Nice. Madje një nënë dëshmoi për mediat vendase sesi u gjobit  në plazhin e Kanës sepse  ishte e mbuluar.

Kërkesën për rrëzimin e këtij  vendimi si të papajtueshem me ligjet dhe Kushtetutën franceze e bënë disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe shoqata anti-islamofobe në Francë.

Megjithatë, sondazhet tregojnë që një shumicë prej 64 përqind e francezëve mbështesin ndalimin e burkinit në plazhe dhe Kryebashkiakët që kanë vënë në fuqi këtë ndalim, thonë se po mbrojnë rregullin publik dhe laicitetin e shtetit. Madje sipas kryeministrit  Valls  burkini është shprehje e një ideologjie  dhe skllavërimi cka nuk përkon me vlerat e vendit.

france pezullohen burkinat

france pezullohen burkinat

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni