PARIS - Manuel Valls do të të jetë kryeministri i ri i Francës. Emërimi i tij është zyrtarizuar nga presidenti francez Francois Hollande, gjatë një fjalimi të tij drejtpërdrejtë në televizion.
Hollande u shpreh se ia besoi këtë detyrë Manuel Valls për të drejtuar qeverinë franceze, pasi ai i ka cilësitë e duhura për ta bërë një gjë të tillë. Presidenti francez u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm i Kombit. Duke iu drejtuar qytetarëve francezë, që morën pjesë në zgjedhjet e 30 marsit, Hollande nënvizoi se e kuptoi mesazhin e qartë që ata dhanë duke shprehur mospëlqimin dhe zhgënjimin e tyre.
Për këtë arsye, gjatë këtij fjalimi ai mori përsipër përgjegjësitë e tij, duke thënë që Valls do të jetë ai që do të drejtojë një `qeveri lufte`. Ndërkohë, kalimi i detyrës nga Jean-Marc Ayrault tek kryeministri i ri, Manuel Valls, aktualisht ministër i brendshëm, është parashikuar të bëhet rreth orës 15 të ditës së martë në selinë qeveritare. Ndërsa përbërja e qeverisë, është menduar të paraqitet paraditen e të mërkurës.
Kryeministri i vendit Jean-Marc Ayrault dha dorëheqjen, ditën e djeshme, pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, ku kryesoi e djathta franceze
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com