PARIS - Presidenti i vendit, Francois Hollande ka emëruar ditën e sotme kabinetin e ri qeveritar nën Kryeministrin Manual Valls, duke “ngelur” me këtë vendim tre ministrat e tij “rebelë”.
Ditën e djeshme qeveria e parë e Valls, pas gati 5 muajsh që ishte emëruar nga presidenti Hollande, u rrëzua pas një konflikti brenda kabinetit me Ministrin e Ekonomisë Arnaud Montebourg. Montebourg dha dorëheqjen së bashku me dy ministra të tjerë nga e majta.
Në qeverinë “Valls 2”, Montebourg do të zëvëndësohet nga Emmanuel Macron ndërsa për herë të parë një grua do të jetë në kryë të Ministirsë së Arsimit francez. Najat Vallaud-Belkacem ka shërbyer më parë si Ministre e të Drejtave të Grave do të zëvendësojë si Ministre e Arsimit Benoit Hamon, i shkarkuar ditën e sotme. Fleur Pellerin do të zëvendësojë në kabinetin e ri qeveritar Aurelie Filippetti në rolin e Ministrit të Kulturës.
Gjithashtu mësohet se ministritat kyç të qeverisë së mëparshme si Laurent Fabius, Ministër i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, Ministër i Mbrojtjes dhe Michel Sapin, Ministër i Financave do të mbajnë postet e tyre përkatës.
Montebourg dha dorëheqjen pasi i bëri thirrje publikisht qeverisë për t'i dhënë fund politikave shtrënguese dhe të fokusohej në rritjen ekonomike. Ndërsa presidenti Hollande deklaroi pak më parë se qeveria e re duhet të jetë koerente vetëm me direktivat e kryeministrit".
Francë, Manuel Valls sot pritet të prezantojë kabinetin e ri qeveritar
Ditën e sotme pritet të dalin emrat e rinj të kabinetit qeveritar të Manuel Valls, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë, pas debateve me dy ministra të kabinetit të tij.
E përditshmja fanceze “Le Monde” e përshkroi riorganizimin e qeverisë së tij, si mundësinë e fundit për presidentin e Francës, François Hollande, pasi ai përballet me një mungesë rekord të popullaritetit.
Sipas Elysee, qeveria Valls II, pritet të formohet gjatë ditës së sotme. Një gjë dihet me siguri, qeveria e re do të formohet pa Ministrin e Ekonomisë Arnaud Montenbourg, i cili lëshoi kritika të ashpra mbi politikat ekonomike franceze, si dhe pa ministren e Kulturës, Aurelie Filippetti, e cila tha se duhet t’u jepet fund politikave shtrënguese ekonomike.
Redaksia Online
(a.h/e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com