PARIS- Presidenti francez, François Hollande, e gjykoi të rëndësishme amplifikimin e palnit të investimit prej më shumë se 300 miliardë euro të shpallur nga Komisioni Evropian për stimulimin e rritjes ekonomike të BE-së.
"Pa dyshim që duhet shkuar më largë në aplikimin e këtij plani. Duhet të amplifikohen edhe më shumë burimet", deklaroi Hollande gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Prais.
Kryetari socialist francez, që shprehej gjatë një konference që i dedikohej mjedisit, u shpreh gjithashtu se një pjesë e gjerë e këtij plani prek investimet që janë për tranzicionin energjetik apo tranzicionin ekologjik.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, paraqiti sot krijimin e Fondit Evropian për investime strategjike (FEIS) me qëllim mobilizimin e 315 miliardë eurove në tre vite.
Projekti i Brukselit do të mbështetet pjesërisht në buxhetin evropian dhe në Bankën Evropiane të Investimit (BEI), krahu financiar i BE-së, që do të sjellë 21 miliardë euro garanci, për të tërhequr investimet private.
Por ky plan nuk do të ushqehet drejt për drejtë nga shtetet anëtare. Për të inkrurajuar fondin e ri, Komisioni Evropian propozoi se shumat e derdhura nuk do të përllogariten në deficitine e shteteve./ATSH/