PARIS - Presidenti francez, François Hollande theksoi sot se grekët, që do të zgjedhin Parlamentin në fund të muajit janar, janë të lirë të zgjedhin fatin e tyre, por nënvizoi se qeveria e ardhshme duhet të respektojë angazhimet e ndërmarra për vendin në Bashkimin Evropian.
"Grekët janë të lirë të zgjedhin fatin e tyre, por në të njëjtën kohë ka angazhime që kanë ndërmarrë. Të gjitha këto duhet respektuar", deklaroi Hollande i pyetur në një intervistë për radio "France Inter" për një fitore të mundshme të së majtës radikale "Syriza" në zgedhjet legjislative të 25 janarit në Athinë./ATSH/
/Shqiptarja.com