/ATSH-AFP/ - Parisi është sot kryeqyteti i botës, theksoi presidenti francez François Hollande për anëtarët e qeverisë të mbledhur në Elyse para se të nisej për të marrë pjesë në marshimin republikan kundër terrorizmit në të cilin priten qindra mijëra persona dhe dhjetëra drejtues botërorë, theksoi presidenca.

"I gjithë vendi do të ngrihet për më të mirën", shtoi presidenti duke përmendur këtë marshim që i përgjigjet një sërë sulmesh të xhihadistëve që shkaktuan 17 të vdekur në Francë dhe një tronditje botërore.