Franca është rreshtuar përkrah shteteve që nuk duan ndryshim të rregullave të BE, edhe me çmimin e largimit të Britanisë nga unioni. Britanikja “The Telegraph” raporton se presidenti francez François Hollande ka vendosur të bllokojë kërkesën e Cameron për të ndryshuar traktatin e BE duke e cilësuar Cameron si “të fiksuar pas problemeve të tij”.
Burime të qeverisë franceze kanë thënë për Telegraph: “Çmimi për ta mbajtur Britaninë në Europë po rritet gjithnjë e më shumë. Tani është radha e Britanisë të vendosë. Ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë çmim shtesë për ta mbajtur atë në union”.
Paralajmërimi i Francës do të vijë në një samit të Këshillit Europian që do të mbahet në Bruksel, ku do të diskutohet mbi sanksionet ruse dhe përmirësimin e zonës euro. Hollande do t’i kujtojë Cameron se çdo ndryshim i rregullave do të duhet të ketë marrëveshjen unanime të të gjtiha vendeve të BE-së, përfshirë Francën.
Nëse Cameron rizgjidhet në maj të vitit që vjen, ai do të bëjë propozime konkrete në takimin e BE-së që do të mbahet në qershor, por diplomatët e lartë europianë paralajmërojnë se prestigji i Britanisë është i ulët. Hendeku midis Britanisë e Bashkimit Europian sa vjen e thellohet duke bërë që një dalje e mundshme e BE-së të jetë më afër se kurrë.
Prej muajsh, Cameron ka nisur një fushatë për kufizimin e lëvizjes së lirë brenda vendeve të Bashkimit Europian. Plani i tij ka marrë goditjen e parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka thënë shprehimisht që Britania nuk do të prekë parimet themelore të lëvizjes së lirë.
/Shqiptarja.com