Francë, ish presidenti Sarkozi në gjyq për parregullsi në fushatën zgjedhore në vitin 2012, rrezikon 1 vit burg

Francë, ish presidenti Sarkozi në gjyq për parregullsi në fushatën zgjedhore në vitin 2012, rrezikon 1 vit burg

Nuk kanë të sosur ndjekjet penale për ish presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Pasi kapëceu, jo me pak humbje, një seri kalvaresh gjyqësor për akuzat e finacimeve të paligjshme nga ana e Libisë në fushatën elektorale të vitit 2007 dhe akuzave për ndikim përmes korrupsionit ndaj një gjykatësi të lartë të Gjykatës së Kasacionit, ish presidenti francez do të duhet të dalë në gjyq për parregullsi në financimin e fushatës elektorale të vitit 2012.

Sarkozy përballet me akuzën se ai ka falsifikuar fatura të shumta me qëllim fshehjen e 22.5 milionë euro të shpenzuara në fushatën e përballjes me François Hollande.

Së bashku me Sarkozy, janë të akuzuar në lidhje me çështjen edhe 13 persona, disa prej të cilëve punonjës të agjencisë Bygmalion, e cila u morr me organizimin financiar të fushatës.

Nicolas Sarkozy, edhe pse gjithmonë i ka mohuar akuza duke u mbrojtur se nuk ka patur dijeni të këtyre shpenzimeve, rrezikon deri 1 vit burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…