Francë, jep dorëheqjen ministri
i Ekonomisë, Emmanuel Macron

Francë, jep dorëheqjen ministri<br />i Ekonomisë, Emmanuel Macron
Ministri i Ekonomisë në Francë, Emmanuel Macron, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.  Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidencës
 
Ka spekulime se Macron ka dhënë dorëheqjen që të garojë në zgjedhjet presidenciale të 2017-s. Ai ka mohuar të ketë plane për të kandiduar për president.
 
Gjatë detyrës së tij si ministër, 38 vjeçari ka kritikuar hapur punën e qeverisë së Hollande si dhe javën 35-orëshe të punës në Francë.
 
Macron mori postin e ministrit në vitin 2014, por idetë e tij liberale ekonomike kanë shqetësuar shumë persona në mesin e Partisë Socialiste në pushtet. 
 
Në muajin korrik, Macron nisi lëvizjen e tij të quajtur “Përpara” dhe mbajti një miting në Paris, ku bëri thirrje për mbështetje drejt fitores në zgjedhjet e majit të 2017.
 
Lëvizja e tij shkaktoi trazira dhe shumë revoltim të sindikatave tregtare për shkak se ka bërë thirrje për më shumë reforma radikale punësimi.
 
Postin e Ministrin të Ekonomisë në Francë pritet që ta marrë Michel Sapin.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave