FRANCË - Në Francë është konfiskuar një sasi prej 1300 kg kokainë me një vlerë të llogaritur prej 200 milionë eurosh, më e madhja e kapur ndonjëherë deri tani në kryeqytetin francez.
 
Lajmin e bëri të ditur vetë Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Manuel Valls, që përgëzoi hetuesit për këtë sekuestrim.   
 
Droga ishte fshehur në valixhet që ndodheshin në bagazhin e një aeroplani, i cili po kryente një fluturim nga Karakasi për në Paris .

Sipas policisë franceze të antidrogës, zbulimi i bërë në avionin “Air France” që vinte nga Karakasi është i jashtëzakonshëm sepse se është arritur që të futen në valixhe 1.3 ton kokainë e pastër në 30 valixhe që nuk i përkisnin asnjërit prej pasagjerëve.

Ministri foli në sallën e shtypit ku “antidroga” kishte vënë pirg tridhjetë çanta të të gjitha ngjyrave sëbashku me pakot e kokainës, aq të shumta se nuk i mbante tryeza.
 
Ministri vlerësoi " punën fantastike të policisë dhe drejtësisë, që çuan në këtë kapjen e kësaj sasie të jashtëzakonshme . "

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)