FRANCË - 104 kg drogë e llojit kanabis dhe 1 kg heroinë me vlerën në treg prej 1 milion euro, janë gjetur dhe sekuestruar në një apartament në Lyon, i cili dyshohet se shërben si bazë logjistike për trafikantët shqiptarë. Dyshimet forcohen për grup kriminal shqiptar pasi në banesë është gjetur edhe një flamur me simbolet kuqezi.

Në fund të majit të këtij viti, në të njëjtin apartament janë gjetur 10,000 euro nga trafiku i heroinës, banesë kjo e cila ishte në emrin e një azilkërkuesi i cili është dënuar me tre vjet burg. Trafikantët, duke imagjinuar ndoshta se policia nuk do të kërkonte të njëjtën adresë dy herë, vazhduan ta përdornin duke mbledhur një stok kanabisi bimor i ardhur nga Shqipëria dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro. Në banesë u gjetën rreth 1 kg heroinë dhe 104 kg kanabis.

Operacioni i sotëm ndodhi pasi policia mbante prej kohësh në monitorim apartamentin. Forcat e policisë ndërhynë në momentin kur një person u largua nga banesa. Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë një qen të specializuar në zbulimin e narkotikëve, i cili qëndroi para derës. Policia hyri brenda në apartament dhe zbuloi sasinë e drogës e cila u sekuestrua.

Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policët kanë pritur kthimin e pronarit të ri të banesës dhe e arrestuan atë. Gjatë qëndrimit të tij në Komisariat, i cili zgjati 96 orë, trafikanti shqiptar nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët apo sponsorët e tij. Në fund të artikullit të tyre, ‘Le Progres’ ka bërë një koment mbi drogën e gjetur duke e cilësuar vendin tonë si "Kolumbia e Europës".

Lajmi në mediat franceze 

Komenti i medias franceze:

SHQIPËRIA, COLOMBIA E EUROPËS

Pas heroinës, prej të cilëve shqiptarët kanë qenë furnizuesit kryesorë për disa vite, tani është bisnesi i kanabisit  ai po njeh sukses nga Shqipëria.

Sipas një specialisti të trafikut të drogës, ky vend po bëhet "Kolumbia" e Evropës. Kultivimi i kanabisit po lulëzon dhe kufizohet prej një kohe të gjatë në jug të vendit. Fermerët po konvertohen duke mbjellur kanabis. Ky prodhim arrin në Francë nga Zvicra.

‘Le Progres' e quan Shqipërinë Kolumbi të Europës