Qeveria britanike do të shpenzojë dhjetë milionë euro gjatë dy viteve për zgjidhjen e çështjes së emigrantëve në Kale, në kuadër të një marrëveshjeje franko-britanike për forcimin e bashkëpunimit policor në luftën ndaj rrjeteve të trafikantëve.
Plani i nënshkruar sot në Kale mes ministrit të Brendshëm, Bernard Cazeneuve dhe homologes së tij, Theresa May parashikon se Britania e Madhe do të akordojë burime shtesë për vendosjen e rendit dhe sigurisë në Eurotunel. Të dy vendet do të krijojnë një komandë të unifikuar për të luftuar rrjetet e trafikantëve të paligjshëm dhe një ekip të përbashkët për të rritur dëbimet e emigrantëve të paligjshëm.












