Francë/ Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit Attal

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenca franceze, e cila sqaron se Attal do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një kabineti të ri, por me kompetenca të kufizuara.

Kjo qeveri e përkohshme nën drejtimin e Attal ka të drejtë të veprojë në lidhje me çështje emergjente dhe aktuale që prekin Francën, por nuk mund të paraqesë ligje të reja në parlament ose të marrë vendime me peshë të madhe.

Një ndër përgjegjësitë që mban kjo qeveri e përkohshme është edhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Francë nga 26 korriku.

Parisi zyrtar është prej disa javësh në një ngërç politik i pandodhur më parë. Zgjedhjet e fundit parlamentare nxorrën partitë garuese me rezultate të përafërta duke mos saktësuar një shumicë absolute.

Fronti i Ri Popullor siguroi 193 ulëse në Asamblenë Kombëtare, koalicioni i Macron 164, ndërsa në vend të tretë doli Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen me 143 vende të fituara

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër