Francë, nis seanca gjyqësore 
ndaj Ramush HaradinajtIshte në Francë për Euro 2016, s'u arrestua

Francë, nis seanca gjyqësore <br />ndaj Ramush HaradinajtIshte në Francë për Euro 2016, s'u arrestua
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, pas arrestimit të tij në aeroportin e Bazelit një ditë më parë. 

Gjykata e Colmarit do të vendosë nëse Haradinaj do të lirohet apo do të ekstradohet në Serbi. 

Megjithatë, Arianit Koci, avokat i Haradianjt në Kosovë, thotë se është i bindur se klienti i tij do të lirohet pas disa çasteve. 

Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, tha Koçi.

“Kjo është luftë speciale e Serbisë ndaj Haradinajt, si drejtues i UÇK’së në Zonën e Dukagjinit”, konsideroi tutje avokati kosovar. 

Ndërkohë edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt është optimiste se ai do të lirohet nga akuzat. 

Sipas kryetarit të Grupit Parlamentarë të AAK-së, Pal Lekaj, pritet që Haradinaj të lirohet nga autoritetet franceze gjatë ditës së sotme.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se Franca do të refuzojë një kërkesë për ekstradim të Haradinaj, sidomos nëse urdhri për arrestimi i tij është i nxitur nga arsye politike.
 
Në qershor të vitit 2015, Ramush Haradinaj ishte arrestuar në Slloveni dhe u lirua vetëm pas dy ditësh.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet